2Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka dhënë një intervistë për “Die Presse”.
Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Nikoliç tha se nëse BE na do pa Kosovën, më mirë mos të na dojë fare në gjirin e saj.
“Nëse BE vendos ta pranojë Serbinë pa Kosovën, kjo do të thotë se ata nuk e duan fare Serbinë në Bashkimin Evropian. Në atë rast, BE do të thoshte: ne e pranojmë Serbinë, por jo në formën në të cilën ajo është pranuar si anëtare e OKB-së”, ka thënë Nikoliç.
Kreu i shtetit serb tha se në Kosovë janë kryer genocide edhe ndaj serbëve. Sipas tij, nga Kosova janë larguar 200.000 serbë dhe janë zhdukur më shumë se 1.200 të tjerë. Nikoliç u shpreh se shqiptarët u liruan nga Haga, për të nxjerrë të këqinj vetëm serbët.
“Nuk dua ta bëj drejtësinë e krimeve të luftës, e as ato të palës serbe. Përgjegjësitë për krime lufte u gjendën para gjykatës së Hagës dhe shumë prej tyre janë dënuar. Ndërkaq të akuzuarit shqiptarë janë liruar vetëm e vetëm që serbët të jenë fajtorë”, ka vlerësuar Nikoliç.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!