milingonja

Në jug të Floridas është paraqitur një lloj milingone hibride, e cila mund të jetë shumë shkatërruese. Shkencëtarët thonë se milingona në fjalë ka lindur si pasojë e bashkimit të dy llojeve të ndryshme milingonash të rrezikshme.

Ato kanë aftësinë që të rriten më shpejt e të emigrojnë edhe në shtetet e tjera.

Shkencëtarët e Universitetit të Floridas kanë publikuar një kërkim të titulluar “Hybridization of Two Major Termite Invaders as a Consequence of Human Activity” (“Hibridizimi i dy prej termiteve më shkatërruese si pasojë e aktivitetit të njeriut”), nëpërmjet të cilit po përpiqen që të kuptojnë pasojat që mund të shkaktojnë supermilingonat e lindura nga bashkimi i dy prej specieve më shkatërruese në botë.

Çdo vit ato shkaktojnë rreth 40 miliardë dollarë dëme.

Lloji i parë i milingonave quhet ‘Coptotermes formosanus’ dhe kanë ardhur nga Kina. Kryesisht gjenden në rajonet subtropikale. Mbretëresha e kolonisë jeton rreth 15 vjet dhe prodhon deri në 2 mijë vezë në ditë. Janë të gjata rreth 14-15 mm, e ushqehen me gjithçka që përmban dru, duke nisur nga pemët e deri tek shtëpiat.

Lloji i dytë quhen ‘Coptotermes gestroi’, vijnë nga Azia Juglindore dhe konsiderohen si më shkatërrueset në botë. Mbretëresha jeton deri në 20 vjet dhe prodhon 1 mijë vezë në ditë. Janë të gjata 13-14 mm.

Përpara një viti shkencëtarët ishin të bindur se ato jetonin të ndara por në jug të Floridas kanë gjetur një habitat të përbashkët që me kalimin e kohës janë bashkuar.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!